
Ka nisur sot seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në sallën e gjyqit, nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar, janë futur tre të akuzuarit, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe i dyshuar për organizimin e vrasjes, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë , nga ora 09:30.