Skandali me 16 vjeçaren nga Drenasi ka prekur edhe drejtuesit e SBASHK-ut.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar keqtrajtimit të vajzës së mitur në Drenas, duke kërkuar nga drejtësia që të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor.
SBASHK-u u drejtohet punëtorëve të arsimit, që të ruajnë unitetin dhe të shtojnë vigjilencën dhe kushdo që tregon edhe elementet më të vogla të keqpërdorimit e dhun-uesit ta merr dënimin e merituar.
Ja reagim i SBASHK-ut ndaj ngjarjes në Drenas:
Drejtësia të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjell vendim meritor.
Ngjarja tmerruese e me elementet më të rënda të dyshuara krimi-nale në Drenas, tronditi gjithë opinionin në Kosovë, por edhe më gjerë. SBASHK-u mbeti i shokuar dhe me ngulm kërkon nga drejtësia që të punojë me përkushtim për zbardhjen e rastit dhe të sjellë vendim meritor.
Kushdo qoftë ai që drejtësia vërteton se ka kryer një akt aq të rënd duhet të ndëshkohet me dënimin më të rëndë, ndërsa kur kryerësi i një vepre të tillë krimi-nale del të jetë edukator a mbrojtës i rendit, për ta me të vërtetuar vepra duhet të shqiptohet dënimi i dyfish më i rënd.
SBASHK-u u drejtohet punëtorëve të arsimit, që të ruajnë unitetin dhe të shtojnë vigjilencën dhe kushdo që tregon edhe elementet më të vogla të abuz-uesit e dhun-uesit ta merr dënimin e merituar.
Kolegë të nderuar, shumica nga ne nxënësit tonë i shikojmë me syrin e prindit dhe i ruajmë e i mbrojmë në të gjitha kohërat.
E kemi ruajtur figurën e nderuar të mësuesit edhe në kohët e okupimit, dhe do ta ruajmë edhe sot e gjithmonë, sepse misioni ynë është i shenjtë. Kushdo që do të shkel në këtë mision, nuk ka vend mes nesh.