Rasti i Oliver Ivanoviq, lirohet i arrestuari

20:09 | 22 Shkurt 2019

Lirohet njeri nga të arrestuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë të provave, liroi nga paraburgimi Dragisha Markoviq, i cili u arrestua tre muaj më parë në lidhje me hetimet për privim nga jeta e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Atij iu shqiptua masa e paraqitjes së detyruar në qendrën policore.

Dy të dyshuarve tjerë, Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshiq, iu zgjatet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, Dragisha Markoviq, tha se pas tre muajsh “drejtësia fitoi”.

Policia e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, kishte arrestuar Dragisha Markoviq nën dyshimet se ka kryer veprën penale “ zbulim i sekretit zyrtar” në lidhje me privimin nga jeta të Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria Special e Republikës së Kosovës, më 24 janar, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçiq, si një prej personave të dyshuar për rastin Oliver Ivanoviqit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte privura nga jeta më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”

Komento: