Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur. Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri (42-vjeçare).
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka plagë në kokë, abdomen e në njërin krah, ku u qëllua me armë zjarri nga burri i saj.
Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje dhe akoma s’dihen motivet e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për procedurat e mëtejme.