Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës që u gjet në deponi

14:44 | 19 Maj 2025

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e sotme.

Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, raportoi Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin janë deklaruar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”.

Ndërkohë, ekipi i mjekësisë ligjore kanë qenë në vendngjarje deri tani, dhe e kanë marrë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur.

Komento: