Dy persona janë arrestuar dhe tani janë duke u intervistuar, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, në lidhje me rastin skandaloz të dhunës ndaj një të moshuare në një Shtëpi Përkujdesi për të moshuarit në Pejë.
Në një video të publikuar fillimisht në Facebook, një infermiere shihet teksa rrah një të moshuar grua dhe teksa të tjerët argëtohen në të qeshura me dhunën e infliktuar ndaj saj.
Videoja ngjalli reagime të shumëta të qytetarëve të Kosovës, për çka u bë thirrje që menjëherë të ndiqet penalisht dhe t’u ndalohet puna në institucione shëndetësore.
Informacionet e mëtejme rreth rastit se kur dhe si ka ndodhur ende nuk janë bërë të ditura.