Rasti i vajzës 16 vjeҫare nga Drenasi, ja ҫfarë shkruajnë mediat zvicerane – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti i vajzës 16 vjeҫare nga Drenasi, ja ҫfarë shkruajnë mediat zvicerane

14:49 | 08 Shkurt 2019

Rastin e vajzës 16 vjeҫare nga Drenasi e kanë komenuar edhe mediat zvicerane.

E përditshmja zvicerane ’20 min’, i ka kushtuar gjysmë faqe të gazetës, rastit të vajzës nga Drenasi, që bëri bujë të madhe në Kosovë.

Kjo gazetë tregon historinë se si vajza u keqpërdor nga profesori i saj për një vit, shkoi në stacionin policor për të raportuar rastin.

Aty, e reja takohet me policin 50 vjecar, i cili ndonëse i martuar, filloi ta keqpërdorë, në vend që t’i ofronte ndihmë asaj.

Kjo gazeta ka vendosur fotografinë e arsimtarit dhe policit të dyshuar, duke u mbuluar vetëm pjesën e syve.

Rrjedhimisht, duke iu referuar mediave kosovare, gazeta zvicerane tregon në detaje rastin e 16 vjecares A.G. nga Pokleki i Drenasit.

Kujtojmë se në mbështetje të vajzës, dje është mbajtur një protestë në Prishtinë nën organizimin e shoqërisë civile. Një protestë e tillë po mbahet edhe sot në Drenas, përkatësisht në oborrin e shkollës së vajzës.

Për këtë rast, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme penale, ku po diskutohet për rastet e keqpërdorimit të vajzës.

Komento: