Rasti i vajzës nga Drenasi, ja çka thotë Avokati i Popullit

23:03 | 11 February 2019

Reagon Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë ka pasur raste të evidentuara kur rast i tillë ka ndodhur edhe nxënësja e klasës së katërt.

Jashari, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini ka thënë se me rastin e vajzës në Drenas, institucionet shtetërore nuk ka qenë në nivel të detyrës në trajtimin e rastit.

“Për tri ditë e më shumë, viktima nuk është kontaktuar nga personat e kujdesit social, që do të duhej të parët të kontaktonin viktimën”, tha Jashari.

Ai ka thënë se Kosova ka ndër ligjet më të mira për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por hallkat shtetërore nuk po funksionojnë për të mbrojtur këto shtresa.

“Në Kosovë asnjëherë nuk është dëshmuar se shteti ka qëndruar afër viktimës. Madje as nuk ka kompensuar ndonjërën nga këto viktima”.

Avokati i Popullit ka thënë se në Kosovë një problem shumë shqetësues është përdorimi i narkotikëve në shkollat e mesme, e tashmë edhe në shkollat fillore.

“Një organizatë që merret me monitorimin e rasteve të narkotikëve, tregon se nga databaza e tyre që kanë, personat e prekur nga ky fenomen para dy viteve kalendarike ka qenë 22 vjeç, ndërsa tani ka rënë në moshën 16 vjeçare. Pra i bie që për dy vite kalendarike mosha e përdorimit ka rënë për gjashtë vite”, tha Jashari, duke shtuar se ky fakt do të duhej të ishte “alarm për shtetin e Kosovës”.

Komento: