Rasti “Kobra” përfundon në duar të Prokurorisë Speciale

16:11 | 09 February 2023

Prokuroria Speciale e ka marrë në duar rastin e vrasjes së 31 vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi, i cili dyshohet se është vrarë nga Dibran Hoxhaj. Në këtë rast janë të përfshirë edhe gjashtë persona të tjerë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu e ka konfirmuar për Insajderin duke mos dhënë detaje shtesë.

“Mund të iu konfirmojë se rastin e kemi pranuar për procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Speciale. Për momentin kjo është krejt çka mund të iu them sepse sa e kemi pranuar këtë rast”, ka thënë Lutfiu.

Zbulohen detajet e ngjarjes – Ja si e vrau “Kobra” kukësianin në parkingun e lokalit të tij

Vlen të theksohet se Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

Zbardhen dëshmi të reja për vrasjen e të riut nga i dyshuari “Kobra”

Javë më parë Insajderi ka raportuar se “Kobra” është transferuar në burgun e Gjilanit por arsyeja nuk është bërë e ditur.

Komento: