Rasti në Banjskë, policia kryen kontrolle në pesë lokacione në veri

07:54 | 29 Shtator 2023
rasti-ne-banjske,-policia-kryen-kontrolle-ne-pese-lokacione-ne-veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke kryer pesë kontrolle në tri komunat në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: