Rasti në Ferizaj, zbulohet emri i njërit nga të dyshuarit

00:03 | 23 Gusht 2021

Ferizaj është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë.

Një vajzë 20 vjeçare u soll e vdekur në emergjencën e Ferizajt nga dy persona, të cilët ikën menjëherë.

Tash raportohet se njëri nga personat e dyshuar është Dardan Krivaqa, raporton Sinjali. Njëri nga dy të dyshuarit ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.

Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 20 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.

Komento: