
Një rast i njëjtë si ai i Christian Eriksenit në Evropian ka ndodhur në Lipjan, në Ligën Total të futbollit të vogël. Gjyqtari, Alban Zejnullahu arriti të shpëtoj jetën e një futbollisti që kishte rënë pandjenja.
Liga Total ka lajmëruar që gjendja e futbollistit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka marr tretmanin mjekësor dhe gjendja shëndetësore i është kthyer në normalitet.
Njoftimi i plotë i klubit:
Gjygjtari Alban Zejnullahu,si Simon Kjaer,shpeton jeten e nje futbollisti.
Nje rast i ngjajshem me atë të futbollistit danez Erikssen ndodhi kete jave ne Liga Total por fal intervenimit te shpejt te stafit dhe mbi te gjitha te gjygjtarit Zejnullahu u evitua me e keqja.
Reagimi i Zejnullahut ishte i shpejte dhe efikas duke arritur qe futbollistit te Fc 9 Janarit ne fushe ti rikthehej normalitetit, e me pas ai morri tretmanin mjeksor nga personeli i QKUK-Lipjan e tashme ai gjendet mire me shendet.
