Rasti ‘Toka’, Azem Syla del para gjykatës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rasti ‘Toka’, Azem Syla del para gjykatës

08:13 | 16 Janar 2019

Do të vazhdojë gjykimi për rastin e njohur si ‘Toka’.

Azem Syla ish-deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së pritet që të dalë sot para gjyqit në rastin e njohur si “Toka”.

Gjatë seancës së sotme pritet që palët ta japin fjalën hyrëse.

Në këtë rast Azem Syla dhe 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Komento: