Kosovari ia pa sherrin telefonit.
Një person nga Shtimja ia ka parë sherrin përdorimit të telefonit të cilin e kishte të kyçur në rrymë
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Petrovë të Shtimes ku viktima ka pësuar lëndime trupore pasi ishte duke e përdorur telefonin mobil që ishte i kyçur në rrymë dhe në një moment është shkaktuar avari.
Policia bën të ditur se viktima është duke u trajtuar ne emergjencë në Shtime dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.