Rasti tragjik në Prishtinë, policia jep detaje të reja

14:37 | 22 Prill 2019

Kryeqyteti sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot në ora 13:20, në lagjen Dardania janë vrarë tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, i ka thënë lajmi.net, se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka thënë se, aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Komento: