Rasti tragjik në Prishtinë, nënkryetari Zogaj ka një porosi për qytetarët

16:40 | 06 Qershor 2022

Pas rastit tragjik në Prishtinë, nënkryetari Zogaj ka një porosi për qytetarët.

Si pasojë e reshjeve të shiut në qytetin e Prishtinë sot pati edhe një rast tragjik.

Nga shiu dhe erërat e forta një lis është rrëzuar në lagjen Pejton, ku si pasojë ka humbur jetën një 30 vjeçar.

Pas kësaj, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në pjesët e qytetit ku ka drunj përreth, transmeton lajmi.net.

Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në teren dhe po meren me rastet e aksidenteve.

Postimi i plotë:

Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve.

Komento: