Ratifikimi i dy marrëveshjeve në Kuvend, Szunyog: Kosova intensifikoi bashkëpunimin me BE-në

19:05 | 15 Tetor 2022

Tomas Szunyog, ka përshëndetur miratimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Parlamenti në seancën plenare të djeshme, duke thënë se me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në.

“I lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim”, ka shkruar Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kuvendi dje miratoi marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në programet “Fiscalis” dhe “Doganta” të BE, si dhe marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane.

Komento: