Reagimet në Bruksel për vizitën e Orban te Putin, inkuadrohet edhe Dimal Basha-adreson kritika

17:51 | 05 Korrik 2024
reagimet-ne-bruksel-per-viziten-e-orban-te-putin,-inkuadrohet-edhe-dimal-basha-adreson-kritika

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e shumta që janë bërë sot nga liderë evropianë për shkak të vizitës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi.

Basha i ka reaguar shefes së Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen, e cila i ka thënë Orbanit se qasja e butë ndaj Rusisë s’e ndalë Putinin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se e njëjta mund të thuhet për Josep Borellin dhe emisarin Miroslav Lajcak, meqë sipas tij janë treguar të butë ndaj Serbisë. Basha thotë se BE-ja ka qëndruar e heshtur ndaj një qasjeje të tillë.

Komento: