Reagimi epik i burrit të Albina Kelmendit kur e kuptoi për fitoren e saj

21:46 | 24 Dhjetor 2022

Lot gëzimi- Reagimi epik i burrit të Albina Kelmendit kur e kuptoi për fitoren e saj.

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, për tre netë shfaqi plotë 26 kompozime të cilat konkurruan mes vete për vetëm një qëllim, përfaqësimin në Evrovizion.

Ndër shumë artistë, përformoi edhe Albina Kelmendi me familjen e saj, shkruan InfoKosova.

Këngëtarja nga Kosova dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”.

Ndërsa në internet po qarkullon një video tejet ë bukur nga prapaskenat e festivalit ku prezent ishte bashkëshotri i Albinës i cili u emocionua tejet shumë kur e kuptoi për fitoren e saj./InfoKosova

Komento: