Reagimi i ambasadorit Ajeti pasi politikanë perëndimorë i derguan letër BE-së, SHBA-së dhe Britanisë

13:25 | 06 Gusht 2023
reagimi-i-ambasadorit-ajeti-pasi-politikane-perendimore-i-derguan-leter-be-se,-shba-se-dhe-britanise

Politikanët kryesorë nga vende të ndryshme perëndimore i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të merren më në mënyrë kritike me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Këtë letër e ka nënshkruar edhe kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth nga radhët e SPD-së dhe senatori amerikan Bob Menedez.

Përkitazi me këtë ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Në këtë iniciativë të përbashkët drejtuar komunitetit ndërkombëtar, ata, sipas Ajetit, kërkojnë të nxirren mësimet nga e kaluara dhe mos të ndjek një politikë me Beogradin në qendër të Ballkan-it, ku Serbia duhet të shihet si përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe mos të ndiqet një politikë me zemërgjerësi ndaj Beogradit, e cila ka dëshmuar që nuk po funksionon.

Komento: