Reagimi i çuditshëm i Ronaldos pasi Messi fitoi çmimin ‘FIFA The best’

09:01 | 24 Shtator 2019

Lionel Messi është shpallur lojtari me i mirë i vitit nga ‘FIFA The Best’.

Cristiano Ronaldo postoi një mesazh filozofik në Instagram pasi vendosi të anashkalojë ceremoninë e çmimeve të FIFA-s, ku rivali i tij Lionel Messi u zgjedh si ‘Lojtari më i mirë’ nga FIFA.

Ronaldo përfundoi i treti pas yllit argjentinas dhe mbrojtësit të Liverpool, Virgil van Dijk, por vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë në Milano të hënën.

34-vjeçari ka mbetur jashtë fushave për ndeshjen e Juventusit në Serie A kundër Brescias të martën për shkak të një dëmtimi fizik, përcjell lajmi.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristika që dallojnë profesionistin nga amatori”.

”Gjithçka që është e madhe sot ka nisur si diçka e vogël. Nuk mund të fitosh gjithçka, por bën gjithçka është e mundur që të realizosh ëndrrat e tua”.

”Dhe nuk harron se pas natës vjen gjithmonë agimi”, shkroi 34-vjeçari.

Komento: