Reagimi i djalit të Kolë Berishës për funksionarin e ministres Haxhiu: “Të kërkoj falje babë”

00:06 | 13 May 2023

“Të kërkoj falje babë” – Reagimi i djalit të Kolë Berishës për funksionarin e ministres Haxhiu.

Djali i Kolë Berishës, Visar Berisha ka konfirmuar se babai i tij ishte burgosur dhe torturuar nga njeriu i afërt i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Enver Krasniqi që është vendosur në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë postimin e gazetarit Vehbi Kajtazi ku adresohet burgosja dhe tortura e Kolë Berishës nga Enver Krasniqi, njeri i afërt i ministres Haxhiu, shkruan Paparaci.com.

“Të kërkoj falje babë, këta nuk e dijnë çka bajnë”, ka shkruar Visar Berisha bashkëngjitur postimit të gazetarit Kajtazi ku tregon se Krasniqi ka burgosur dhe torturuar Kolë Berishën.

Komento: