Reagimi i Loredanës për ditëlindjen e Mozzik

13:48 | 29 Shtator 2020

Loredana me një tjetër reagim sot për ditëlindjen e Mozzik.

Loredana ka habitur fansat me veprimin e fundit.

Mozzik sot feston ditëlindjen e 25-të dhe ka marrë urime të shumta që në orët e para të ditës së sotme.

Këtë ditëlindje, reperi po e feston pranë vajzës së tij, Hanës, ndërsa nuk janë të paktë zërat se ai ka rregulluar raportet me Loredanën.

Madje, kjo e fundit ka habitur të gjithë me një veprim që e bëri mëngjesin e sotëm, duke nxitur akoma më shumë thashethemet për ribashkim me Mozzik.

Ajo publikoi një video në Instagram, në të cilën u shfaq pranë veturës Mercedes Benz G63 AMG, e njëjtë me atë që Mozzik e ka blerë vitin e kaluar.

Ani pse regjistrimi i veturës dallon, kjo gjë forcoi akoma më shumë mendimin e fansave se dyshja janë bashkuar.

Kujtojmë se gjitha këto veprime vijnë pak kohë pasi në rrjet qarkulloi një video, në të cilën Mozzik dhe Loredana u panë bashkë në një dyqan.

Komento: