Reagimi i papritur i Rita Orës, pas zgjedhjes së Baiden president

18:51 | 07 Nëntor 2020

Rita Ora reagon për shpalljen e fitores së Joe Biden

Rita Ora ka ndarë gëzimin me fansat e saj.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 midis Joe Biden dhe Donald Trump kanë marrë fund. Gjatë javës së kaluar, amerikanët kanë qenë në majë të ulëseve të tyre, në pritje të rezultateve përfundimtare. Të Shtunën, katër ditë pas Ditës së Zgjedhjeve, u njoftua se Biden është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, shkruan lajmi.

Ndërsa Rita Ora ishte ndër yjet e para shqiptare të urojë presidentin e ri të SHBA.

Këngëtarja e njohur me famë botërore ka shprehur që nga fillimi përkrahjen për kandidatin Joe Biden, ndërsa tani ajo po feston me shumë tjerë fitoren e demokratit.

Komento: