Reagimi i Sali Berishes pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar i LDK-së

19:01 | 14 Mars 2021

Berisha uron Abdixhikun.

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Miq, sot Lidhja Demokratike e Kosovës në kongresin e saj zgjodhi midis tre kandidaturave, kryetar të ri, njërin prej drejtuesve të saj më të respektuar, z.Lumir Abdixhiku”.

“Me këtë rast, le t’i urojmë të dashur miq kryetarit të ri të LDK-së suksese në misionin e tij shumë të rëndësishëm të udhëheqjes së LDK-së. Urime!”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Komento: