
Pas ngjarjeve të fundit që kanë trazuar shtëpinë e “BBVK”, edhe familja e këngëtarit Labinot Rexha ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Me anë të një shkrimi të gjatë, ata kanë reaguar ndaj sjelljeve të papranueshme të disa banorëve kundrejt tij, përcjell Indeksonline.
“Nëse stafi dhe produksioni i BBVIP Kosova nuk ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të tërheqim kandidatin tonë nga loja, me qëllim garantimin e integritetit të tij fizik dhe mendor”, thuhet në të tjerash.
Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Reagim zyrtar ❌
Ne, si familje dhe staf i Labinot Rexhës, reagojmë zyrtarisht ndaj sjelljeve të papranueshme të disa banorëve brenda formatit BBVIP Kosova.
Prej disa ditësh, Labinoti është duke u përballur me presion të vazhdueshëm psikologjik, ofendime dhe fyerje të përsëritura nga banorë të caktuar. Sjellje të tilla tejkalojnë kufijtë e lojës dhe të etikës njerëzore.
Momenti i fundit, ku Labinoti zgjohet nga gjumi në mënyrë provokuese dhe të papërshtatshme nga një banore, është plotësisht i papranueshëm dhe shqetësues. Këto veprime nuk përfaqësojnë frymën e një gare të shëndetshme dhe as standardet që duhet të promovojë një format i tillë.
Nëse stafi dhe produksioni i BBVIP Kosova nuk ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tij, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të tërheqim kandidatin tonë nga loja, me qëllim garantimin e integritetit të tij fizik dhe mendor.
Sa i përket deklaratave, fyerjeve dhe kërcënimeve publike nga familjarë jashtë formatit, përfshirë edhe persona të afërt me banorë të caktuar, ju informojmë se jemi në konsultim me avokatin e familjes dhe do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve.
Mos të harrojmë se BBVIP është një reality show, që në thelb është një lojë dhe duhet të mbetet e tillë, një garë me respekt, dinjitet dhe fair-play.
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Labinotin me qetësi, maturi dhe respekt ndaj publikut”, thuhet në publikim.
