Reagojnë veteranët, e quajnë puro politike seancën e sotme në Speciale për Thaçin dhe të tjerët

13:47 | 18 Nëntor 2020

Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar në Facebook gjatë kohës sa është duke u mbajtur seanca dëgjimore për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët në Speciale.

Klinaku ka shkruar se kjo prokurori është puro politike, e që sipas tij ka për qëllim që të fitojë rastin pa prova.

“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve, të cilët thanë se do t’u bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka thënë Klinaku.

Komento: