Reagon Abdixhiku pas vendimit të Qeverisë për Klan Kosovës: Urdhërat e Politbyrosë s’e mundin demokracinë

18:36 | 28 Korrik 2023
reagon-abdixhiku-pas-vendimit-te-qeverise-per-klan-kosoves:-urdherat-e-politbyrose-s’e-mundin-demokracine

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është sulm i paranojës ndaj demokracisë.

“Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë.” – ka shkruar tutje ai.

Tutje, kreu i LDK-së ka thënë se “urdhërat e Politbyrosë nuk e mundin demokracinë kosovare”, derisa ftojë organet e drejtësisë ta mbrojnë demokracinë.

“Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm.” – tha ai në fund.

 

Komento: