Reagon Agim Veliu, thotë se Lutfi Haziri s’po i tregon gjërat saktë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reagon Agim Veliu, thotë se Lutfi Haziri s’po i tregon gjërat saktë

23:47 | 27 Korrik 2021

Agim Veliu i reagon Lutfi Hazirit: S’po i tregon gjërat saktë.

Deputeti Agim Veliu i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me deklaratën e tij se ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës në Besianë.

Në emisionin Pressing në T7, Haziri ka thënë se Veliu dha dorëheqje vullnetarisht nga ky post.

Por Veliu, i cili ishte duke përcjellë emisionin, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

“S’po i tregon gjërat saktë”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur së bashku me Kryesinë që postin e kryetarit të degës së Besianës t’i jepet kandidatit për kryetar.

Kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK është Ekrem Hyseni.

Komento: