Reagon AGK pasi zyrtarët e VV’së fyen gazetarin që publikoi një shkrim për Kryetarin e Shtimes

22:10 | 03 Maj 2022

AGK reagon pasi zyrtarët e VV’së fyen gazetarin që publikoi një shkrim për Kryetarin e Shtimes.

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, ka raportuar sot në AGK një seri reagimesh publike fyese pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.

Sipas komunikatës së AGK-së, Ademi është quajtur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurteshi “argat i Klanit Pronto”.

“AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi.

AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Komento: