Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë.
Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.
Pas këtij urdhëri të ri ekzekutiv, ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” nga kjo ambasadë thanë se ky urdhër siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin.
“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.