Situata e këngëtares Parashqevi Simaku po vazhdon të jetë në qendër të opinionit publik.
Lidhur me të, Euroneës ka kontaktuar me ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushatin i cili reagoi për situatën e këngëtares.
Ai tha se po punon për ta trajtuar me kujdes këtë situatë dhe se çdo gjë duhet ta ketë zgjidhjen në SHBA pasi sipas tij, Parashqevi Simaku është qytetare amerikane dhe mediatizimi dhe publikimi i çështjes e ka rënduar piskologjikisht këngëtaren duke i sjellë një dëm shumë të madh.
“Jam thellësisht i prekur nga situata dhe ndjej një përgjegjësi të veçantë për ta trajtuar me kujdes. Do të bëj gjithçka që është në dorën time si në nivel insitucional ashtu dhe në atë personal. Jam në kontakt konstant me Ilirjanin në Neë York, që në fillim të situatës. Publiciteti dhe mediatizimi e ka rënduar psikologjikisht pacienten, i ka bërë dëm të madh. Parashqevia është qytetare amerikane me të drejta të plota. Çdo zgjidhje duhet të vijë nga këtu duke respektuar ligjet, procedurat civile, Komisionin Shëndetësor dhe larg dritave të publikut. Uroj vëtëm që Parashqevia të pranojë ndihmën tonë”, ka thënë ai.