Reagon ambasadorja sllovene: Autorët e sulmit të dalin para drejtësisë

18:35 | 24 Shtator 2023
reagon-ambasadorja-sllovene:-autoret-e-sulmit-te-dalin-para-drejtesise

Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiç, ka dënuar sulmin brutal në Veriun e Kosovës, të dielën.

Si pasojë e sulmit një polic i Kosovës është vrarë.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Po ashtu ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

”Dënoj fuqishëm sulmin e sotëm të armatosur në #Policinë e Kosovës. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që u vra duke kryer detyrën”, ka thënë ajo.

Komento: