Reagon Bashkimi Evropian, pas aktakuzës ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit

18:23 | 24 Qershor 2020

Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vjen reagimi nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian ka thënë se është “mbështetës i fortë i punës” së Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë “dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.

Përmes një reagimi zyrtar, BE-ja ka thënë se nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara, sa u përket punës së tyre, dhe se këto çështje duhet të adresohen te këta mekanizma.

“Është shumë e rëndësishme që Zyra e Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara të vazhdojnë të bëjnë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje”, është thënë mes tjerash në reagim.

Ky reagim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë veprash të rënda kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte ndër të cilat, privime nga jeta të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzën me dhjetë pika për shqyrtim, presidenti Thaçi, Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë veprash të rënda kundër njerëzimit dhe vepra të rënda lufte ndër të cilat, privime nga jeta të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Komento: