Reagon Bekimi pasi Murati u përfol si kandidat për kryeministër: Kur po ngushtohen po iu bie në mend Murati e Bekimi

19:39 | 03 Qershor 2020

Bekim Jashari ka reaguar pasi Murati u përfol si kandidat për kryeministër.

Murat Jashari ishte emri më i përfolur gjatë ditë së djeshme si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.

Këtë propozim e bënë disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilëve Jashari ishte përfaqësuesi më i denjë për këtë post.

Kjo ide i ka pëlqyer edhe kushëririt të tij, Bekim Jashari, por që sipas tij është ide e vonë dhe do duhej të konsultoheshin në fillim me Muratin.

Jashari tha se kjo ide do duhej të vinte vite më parë.

Vonë e kam dëgjuar si lajm, mirëpo nuk ka qenë befasi sepse ka pas zëra edhe më herët por që për mu ka qenë e pakuptueshme sepse nuk kishin mbet as edhe 24 orë për tu votuar Qeveria e re në Parlament dhe duke menduar në mendje se pse dhe si dhe çfarë është ka zihet në këtë kohë kaq të shkurtër”, ka thënë ai.

“Si ide nuk është e keqe por që ish dashtë më herët me qene dhe fillimisht me fol me Muratin, unë mbrëmë e kam dëgjuar Liburn Aliun pastaj mora vesh që edhe kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, mirëpo kushdo qofshin ata mendoj që qëllimi ka qenë i mire mirëpo shumë i vonuar pasi mendoj që të gjitha ato faza dhe përgatitjet kishin kalu”

Jashari mes tjerash deklaroi se familja Jashari kujtohet vetëm në data historike dhe kur klasa politike mbështetet për muri.

“Përderisa në moment të fundit propozohet, siç thotë populli vetëm kur ngushtohen kur s’po kem kah me shku më po mbështetemi për muri pastaj Murati ose Bekimi, me një fjalë familja Jashari, nuk iu bie ndërmend fatkeqësisht vetëm në datat historike”.

Jashari gjithashtu uroi Qeverinë e re.

“Për keqardhje mendoj se e gjithë bota është duke qeshë me neve, teksa në të gjithë botën të gjithë janë qu pozitë e opozitë me luftu kundër virusit tek ne luftuan njëri-tjetrin dhe harruan Covid-19”.

“Uroj që kjo zgjedhje e Qeverisë së re të shkojë mirë – këta janë të zgjedhurit e popullit tanë e kam fjalën për deputet dhe këndo që këta dëshirojnë që të udhëheqë vendin duhet të pajtohemi”, deklaroi Jashari.

Komento: