Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Bruksel duke thënë se Albin Kurti e ka pranuar planin e Zajednicës, duke shtuar se vetëm nuk është duke e ditur se si ta thotë.
“Luani i Shqiptarise e ka pranu pLLanin me Zajednice. Vec nuk po din qysh me ju thane juve”, ka shkruar Buzhala“.
Tutje Buzhala ka shkruar se tani janë duke folur se si t’i zbatojnë.
“Palet jane pajtu per marreveshjen. Tash jane tuj fole qysh me ia bo per zbatim”.
Ndërkohë që, pas përfundimit të takimit përfaqësuesi i Bashkimit Evorpian, Josep Borrell njoftoi mediat se dyshja janë pajtuar se nuk do të diskutohet më shumë për propozimet.
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuciq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, tha Borrell.
Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të publikohet teksti i propozimit.