Reagon bordi i shkarkuar i “Hidroregjioni Jugor”: Arsyetimet për shkarkimin tonë të paqëndrueshme

15:00 | 11 May 2020

Qeveria në detyrë e Albit Kurtit muajin e kaluar ka shkarkuar bordin e KRU-së “Hidroregjioni Jugor”.

Mirëpo me shkarkimin nuk po pajtohet ish-Kryesuesi i këtij bordi, Rexhep Manxhuka, i cili ka thënë se arsyetimet e ministres Rozeta Hajdari për shkarkimin e tyre janë të paqëndrueshme, dhe se shkarkimi i tyre është bërë kryesisht për qëllime politike.

Sipas informacioneve qe ka siguruar redaksia jonë, ky bord nuk ka pasur mandat dhe Ministria ka mundur në bazë të ligjit të shpallë konkurs për antarët e ri te bordit, mirëpo ajo ka vazhduar me emërimin e bordit të përkohshëm dhe shkarkimin nga detyra te Kryeshefit Besim Baraliu.

Me poshtë e gjeni të plotë reagimin e ish-kryesuesit të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Rexhep Manxhuka në emër të bordit të shkarkuar:

“Pavaersisht prej opinionit te auditorit, ne si kompani kemi dhene verejtjet tona me kohe dhe në shume prej ketyre pikave nuk jemi pajtuar. Edhe perkunder vertetimit tone ndaj raportit te ZKA-se, ata perseri asnje gje nuk kan marre parasysh duke u shprehur me opinion te kundert (Edhe keto mund ti vertetoni ne cdo kohe ne kompanine tone).

Sa I perket shpenzimeve per vitet 2016 2017 dhe 2018, nuk qendrojne dhe nuk jane te sakta, keto mund te argumentohen ne baze te dokumentacionit zyrtar I cili eshte derguar tek te gjitha institucionet qeveritare perfshire ARRU-ne dhe Zyren Kombetare te Auditimit.

Sa I perket shpenzimeve te realizuara per vitin 2016 ne baze te raporteve te audituara dhe te pasqyrave financiare shpenzimet jane realizuar ne masen 3.381.781.00 Euro e jo sikur jane raportuar nga Ministresha z, Hajdari se keto shpenzime jane realizuar mbi 5 miljon (nuk qendron)

Sa I perket shpenzimeve te realizuara per vitin 2017 ne baze te raporteve te audituara dhe te pasqyrave financiare shpenzimet jane realizuar ne masen 3,558,868.00 Euro, e jo sikur jane raportuar nga Ministresha z, Hajdari se keto shpenzime jane realizuar mbi
5.4 miljon (nuk qendron).

Absurditeti me I madh I kesaje deklarate nga

Komento: