Reagon Borell: Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, të papranueshme

23:00 | 15 Shtator 2022

Sulmet kibernetike janë shpeshtuar shumë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josef Borell, ka bërë të ditur se sot ka folur me kryeministrin e shqipërisë, Edi Rama, për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë.

Ai, në një postim në Twitter, ka premtuar se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në përkrah Shqipërisë në ngritjen e sigurisë dhe mbrojtjen kibernetike.

“Fola me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në përkrah Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, ka shkruar Borell.

Kujtojmë se Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike në sistemin TIMSShqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më shtatë shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike janë kryer nga Irani.

Komento: