Reagon Burdushi, edhe Dardan Molliqaj ka hajmali në shtëpi

10:04 | 17 Prill 2019

Basri Peqani i njohur si Burdushi i ka reaguar deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt, duke i thënë se edhe ai ka hajmali në shtëpi.

Debat i ashpër është zhvilluar ditëve të fundit mes deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.
Ky i fundit është akuzuar nga Molliqaj se ka qenë pjesë e SHIK-ut gjatë vitit 2002, shkruan lajmi.net.

Madje Molliqaj ka akuzuar se Konjufcën se ka qenë edhe tek mjeku popullor, tanimë nën hetime nga Prokuroria, Burdushi.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në lidhje me këto akuza të Molliqajt.

“Mos harro se edhe ti Dardan Molliqi i ke hajmalit ne shpi, e ti s’e din”, ishte mesazhi i ‘Burdushit’ për Molliqajn.

Ky është postimi i ‘Burdushit’:

Qudi si ka drejt ky molliq, me folë emer tim .po qka pot intereson ty se kush vjen te un ..eshtë etike per askend nuk tregohet se kush vjen te unë .ok edhe mos harro se edhe ti dardan molliqi i ke hajmalit shpi .e ti se din.

Komento: