Reagon deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

21:27 | 29 Maj 2023

Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi.

Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri, si dhe i ka sugjeruar të gjithë që të lexojnë një artikull të Nju York Times të publikuar ditë më parë lidhur me këtë çështje.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij”.

“Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

Komento: