Reagon deputetja me Koronavirus që doli para banesës për të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin

12:48 | 11 Korrik 2020

Deputetja me COVID-19 del para banesës të marrë rentgenin, bëhet lajm se theu izolimin.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha para pak ditësh ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Sipas IKSHPK- së personat e infektuar duhet të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë në mënyrë që të mos bartet infektimi.
Por, sot Hoxha ka dal para banesës së saj që të marrë rentgenin e mushkërive dhe është bërë lajm në media se si e ka thyer masën e izolimit.

Fakte Plus ka publikuar fotografitë e Hoxhës duke pritur para banesës.

Pas këtij lajmi, ka reaguar Hoxha e cila ka treguar edhe arsyen se pse ka dalë jashtë.

“…Nuk po ta bijshin në shpi rentgenin për mushkeri….turp të keni me këso gjanash e pa pikë konsiderate për shëndetin”, ka sqaruar Hoxha.

Komento: