Reagon edhe Ahmeti pas gjuajtjes me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re

13:06 | 22 Shkurt 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas gjuajtjes me vezë që iu është bërë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka thënë se opozita e re po i bënë reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend.

“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhën Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ndërkohë, Avdullah Hoti pas gjuajtjes që iu është bërë ka thënë se ata që e kanë porositur e duan Kosovën të izoluar. /ORAinfo/

Komento: