Reagon edhe ambasada italiane: Mbështesim plotësisht deklaratën e BE’së

17:42 | 26 Qershor 2024
reagon-edhe-ambasada-italiane:-mbeshtesim-plotesisht-deklaraten-e-be’se

Deklaratën e BE’së për tri ligjet që do të jenë në votim nesër në Kuvend, pas Gjermanisë, e ka mbështetur edhe Italia.

“Ne e mbështesim plotësisht deklaratën e BE’së në Kosovë për projektligjet për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.”

Ambasada e Italisë në Kosovë “përafërimi me standardet e BE’së dhe KiE’së është jetik për Kosoën dhe ne i bëjmë apel Kuvendit të Kosovës që të marrë parasysh amandamentet e propozuara”.

Komento: