Reagon edhe Besian Mustafa: Duro LDK se gjithë ke duru, duro Mbretneshë

23:40 | 23 Qershor 2026
reagon-edhe-besian-mustafa:-duro-ldk-se-gjithe-ke-duru,-duro-mbretneshe

sh-deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka reaguar pas përplasjeve të fundit mes Degëve dhe selisë qendrore të partisë. 

Mustafa ka bërë një përshkrim të ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar partia e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe ka bërë thirrje për “durim”.

Postimi i plotë:

Eh moj LDK-ja jonë… duro.

Duro se ke duru’ edhe kur kanë dashtë me t’çky n’tana anët në 1990, 1992, 1994…

Duro se ke duru’ edhe kur t’kanë sulmu’ fizkisht, politikisht, e qysh kanë mujt e dijtë në 1999-2004…

Duro se ke duru’ kur t’kanë nda e përça sdi sa herë…

Duro se ke duru’ kur bijtë e bijat tua ma besnike t’i kanë quajt tradhtarë, shpiuna, bashkëpunëtorë të dreqit e t’birit…

Duro se ke duru’ edhe kur Rugovistat e vërtetë t’i kanë njekë stupc prej gjinit tand…

Duro se ke duru’ edhe kur “ata” kanë dashtë me t’i shitë për patriot e LDK-ista e Rugovista t’vërtetë…

Duro se ke duru’ edhe kur “ata” u shitshin ma LDK se na, që jemi lind e rritë n’Ty, që kemi dhanë shpirt e jetë për Ty…

Duro LDK.

Duro se gjithë ke duru.

Duro se gjithë kemi me duru për Ty.

Duro se gjithë kemi me luftu për Ty.

Duro Mbretneshë si dje e sot, ashtu edhe nesër!

Komento: