Reagon edhe deputetja e NISMA-s: Komandant Çeliku mbetët gjithmonë i pamposhtur

14:08 | 21 Shkurt 2025
reagon-edhe-deputetja-e-nisma-s:-komandant-celiku-mbetet-gjithmone-i-pamposhtur

Deputetja e NISMA-s e cila ka fituar tashmë mandatin bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar me një video dhe një mbishkrim për kreun e subjektit të saj politik, Fatmir Limajn.

”Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave” kështu e cilëson ajo Limajn.

 

Postimi i saj:

Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave.

Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, duke mbetur gjithmonë i pamposhtur.

Komento: