Reagon edhe Sveçla: Doktoreshën dhe nënkryetaren tonë s’kam nevojë ta mbroj, e mbron puna e saj

08:23 | 17 Shkurt 2020

Po vazhdon përplasja mes PDK-së dhe LVV-së pas postimit të Fatmire Kollçakut në Facebook.

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka nevojë të mbrojë bashkëpartiaken e tij, Fatmire Kollçaku, pasi atë e mbron puna e saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se VV nuk është naive, dhe se rruga e vetme është drejtësia.

“E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj”, shton Sveça në fund.

Ne kemi fituar me zotimin se do ta luftojmë krimin e korrupcionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm. Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët.

Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë.

E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj.

Komento: