
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i ftuar të dielën në TV Prva, ku iu përgjigj kritikave të shumta mediatike, si dhe akuzave të kundërshtarëve të tij të opozitës.
Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grbovic, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.
“Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se babai im është Fahri Musliu. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, transmeton FrontOnline.
Fahri Musliu është gazetar shqiptar i cili për shumë vite ishte i punësuar në Radio Televizionin e Serbisë, ku ishte e punësuar edhe Angelina Vuçiq, nëna e presidentit të Serbisë, shkruan Slobodna Bosna, transmeton FrontOnline.
Musliu deklaroi për portalin serb Danas se nuk dëshiron të komentojë faktin që Vuçiq e ka përmendur, pasi siç thekson ai nuk merret me shpifje, kushdo qofshin ato”.
“Lërini serbët dhe shqiptarët të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetë të tjerëve”, ka thënë Musliu për Danas, transmeton FrontOnline.
Siç shton ai, “është e trishtueshme kur politikanët dhe gazetarët merren me trillime dhe shpifje për hir të ndonjë interesi dhe pafuqie personale, të pistë, pa menduar se po u shkaktojnë fyerje dhe dhimbje mendore njerëzve të tjerë që përmenden”, theksoi Musliu,/FrontOnline/