
Dy konkurrentet e Big Brother VIP Albania 5, Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.
Mateo deklaroi se pas shumë bisedash, dyshja ishin takuar. “Jemi takuar në Prishtinë ku kemi shkëmbyer edhe puthje,” u shpreh ai.
Megjithatë, situata u komplikua kur ai vendosi ta vizitonte Brikenën në Vushtrri.
Reagimi
Ai tregoi se ndërsa priste Brikenën, një makinë i kishte prerë rrugën.
“Dikush nga xhami i makinës më pyeti: ‘Çfarë e ke Brikenën?’. I thashë që e kam shoqe dhe kam ardhur thjesht ta takoj,” tregoi Mateo.
Në atë moment, personi në makinë e kishte lidhur direkt në telefon me babanë e Brikenës, i cili i kishte kërkuar që ta linte atë bisedë me aq.
Sipas Mateos, situata nuk përfundoi me aq. Edhe pse Brikena i kishte kërkuar të takoheshin sërish, situata e lartëcekur iu përsërit.
“Erdhi daja i Brikenës dhe më tha mos e tako. Ai mori sërish të atin e saj në telefon dhe më thanë ‘Lëre këtë muhabet’,” rrëfeu Mateo.
Në mbyllje të rrëfimit, Mateo shpjegoi se kjo ndërhyrje e familjarëve dhe pamundësia për t’u njohur më mirë, bëri që dyshja të ftohej.
“Nuk patëm mundësi ta njihnim njëri-tjetrin aq sa donim. Pas disa bisedave, vendosëm ta shkëpusnim kontaktin edhe për shkak të distancës,” përfundoi ai.
E, për këtë rrëfim, familja e Brikenës ka dalë me një sqarim, të cilin e publikoi në llogarinë e saj.
Të njëjtit vlerësojnë se Mateo ka shkelur fjalën e dhënë për ta mbajtur private çështjen, teksa nën rreshta nënkuptohet se të njëjtit e akuzojnë banorin se këtë gjë e bëri për të përfituar në lojë.
comment
