FFK: Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të rëndë.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka konsideruar si të rëndë humbjen e mbrëmshme nga Bjellorusia.
“Dardanët” u turpëruan nga bjellorusët duke u mposhtur me rezultat 1:2 në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2024, shkruan “Gazeta Express”.
Bjellorusët i shënuan dy gola të shpejtë me Vladislav Morozov e Max Ebong në pjesën e dytë, ndërsa goli i Vedat Muriqit nga penalltia ishte i pamjaftueshëm për Verdhekaltrit.
E ndaj kësaj humbjeje të papranueshme ka reaguar edhe shtëpia e futbollit kosovar.
“Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të rëndë në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit I për kualifikimet e Euro 2024 kundër Bjellorusisë në Budapest me rezultat 2:1”, shkruan në raportin e ndeshjes në uebfaqen zyrtare të FFK-së.