Reagon Franca pas dakordimit në Bruksel, pret themelimin e shpejtë të Asociacionit

16:04 | 28 February 2023

Franca e mirëpret dakordimin në Bruksel, pret themelimin e shpejtë të Asociacionit.

Dje është mbajtur takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në lidhje me këtë, Ministrja e Jashtme e Francës ka bërë një reagim ku thuhet se e mirëpret dakordimin në Bruksel, derisa tutje thuhet se e presin themelimin e shpejtë të asociacionit.

“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dyja vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet tutje në reagimin e kësaj ministrie.

Komento: